Gazetarja Maliqi: Albin Kurti mendon m’u bë si Hashim Thaçi, por s’mundet, historia  nuk shkruan për Kurtin si për Thaçin

Gazetarja Afërdita Maliqi, në emisionin N’pikë, në televizionin DTV, e ka komentuar fjalimin e kryeministrit Albin Kurti, të mbajtur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Maliqi e ka quajt fjalimin e kryeminsitrit kontradiktor.

Sipas saj, Kurti e ka pikë të dobët Hashim Thaçi dhe mendon që një ditë me shkrua historia për të.

“Albini në këto raste mos me përmend Hashim Thaçin kjo nuk ndodh, se e ka pikë të dobët. Kurti mendon një ditë m’u bë si Hashim Thaçi që me shkru historia për të, por ky nuk mundet, nuk e kupton që nuk ka me shkru historia për të, qysh ka me shkru për Hashim Thaçin”, potencon Maliqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.