Numër rekord i Koronarografive dhe Stentimeve janë realizuar nga kardiologët e Klinikës së Kardiologjisë, në kuadër të Shërbimit të Kardiologjisë Invazive në QKUK.
Kështu thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
“Ndonëse jemi në muajin e parafundit të vitit 2023, statistikat flasin se asnjëherë më parë nuk kishte më shumë Koronarografi dhe Stentime, në këtë periudhë kohore, pra treth 1 mijë stentime më shumë, e që në mesatare i bie rreth 200 stentime në muaj”, bëhet e ditur në komunikatë.
Statistikat sipas viteve
Viti 2023- deri tani
2 mijë e123 Stentime
3 mijë 91 Koronarografi
Viti 2022
1 mijë 730 Stentime
2929 Koronarografi
Viti 2021
1450 Stentime
2524 Koronarografi
Viti 2020
1157 Stentime
2128 Koronarografi
Viti 2019
1638 Stentime
3335 Koronarografi
Viti 2018
1663 Stentime
2517 Koronarografi.