Konjufca: Nga DASh kam marrë garanci që nuk ka asgjë përtej “Ahtisaarit”

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, nga vendi, për së uluri, iu ka drejtuar deputetëve të opozitës lidhur me deklarimet e tyre për statusin e Kishës Ortodokse Serbe.

Konjufca ka treguar se për këtë çështje ka marrë garanci në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kur kam qenë në Departamentin Amerikan të Shtetit për të marrë sqarime rreth temës që po interpretohet si ekstraterritorialitet i kishave, e kam marrë garancinë në DASh se nuk e kuptojnë këtë çështje asgjë përtej Planit të Ahtisaarit”, është shprehur Konjufca.

“Kur po ju dëgjoj juve… vetëm nëse doni ta bëni vetë kur të vini në pushtet. Formalizmi i statusit është ai projektligji që nuk mund të bëhet pa Listën Serbe. Nuk ka status të formalizuar ende Kisha Ortodokse. Për gjithçka që mendoni se ka më shumë konsultohuni me ata që jam konsultuar edhe unë. Që doni të ndërtoni kulla në ajër, vazhdoni”, ka thënë ai ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.