Për të gjashtën herë ka dështuar që të konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar për rezerva shtetërore.
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj në ulëset e anëtarëve të VV-së, vendosi disa letra ku shkruhej se nga sa para marrin nga Kuvendi.
“Unë kam vendosur sot në mënyrë simbolike të gjithë deputetëve që nuk janë prezent me i tregu sa para marrin dhe sa kanë marrë deri tani, dhe i bojkotojnë”, tha Lekaj.
Ndryshe, për herë të gjashtë ka dështuar të konstituohet Komisioni Hetimor për rezervat shtetërore, kjo për shkak mungesës së partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.