Musliu tregon përgjigjen sarkastike të Berishës lidhur me arrestimin e Kilajt: “Aiiiiii kishe u koritë e u shku në Vetëvendosje, se Gjykata s’ka çka i bën”

Pas arrestimit të ish-kryetarit të Komunës së Malishevës, Isni Kilaj nga Specialja, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka treguar një bisedë që e ka zhvilluar sot me deputetin, Hisen Berisha.

Musliu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka treguar se kur e ka pyetur Berishën nëse ka dëgjuar për arrestimin e Isni Kilajt, Berisha ia ka kthyer “Aiiiiii kishe u koritë e u shku në Vetëvendosje, se Gjykata Speciale s’ka  çka i banë”.

“Biseda ime me Hisen Berishën sot.

Unë: Hisen a dëgjove që e morën Isni Kilajn?

Hiseni: Kush?

Une: Gjykata Speciale.

Hiseni: Aiiiiii kishe u koritë e u shku në Vetëvendosje, se Gjykata Speciale s’ka  çka i banë”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.