Ministrja e Ekonomisë e Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli e shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është pritur në takim nga Anna Lührmann, Ministre gjermane e shtetit për Evropë dhe Klimë.
Ministrja Lührmann ka përgëzuar Ministren Rizvanolli për punën e bërë në Pakon Investive, e cila ofron mundësi tërheqëse investimi për kompanitë gjermane të sektorit të energjisë, duke filluar me ankandin e parë solar 100 megavatësh të Republikës së Kosovës.
Ministrja Rizvanolli ka njoftuar që këto projekte konkrete mbështeten edhe nga puna e bërë në legjislacion, siç është rasti me Ligjin e Parë për Burime të Ripërtërishme të Energjisë, i cili është miratuar në Qeveri, e përmirëson edhe më tej ambientin për investime në Kosovë.