Banorët e lagjes “Matiçan”, te Prishtinës, kanë protestuar kundër rihapjes së deponisë së dheut, në këtë lagje. Kjo për shkak të kamionëve që po dëmtojnë rrugën, shkaktojnë aksidente, pluhur dhe zhurmë. Ata madje paralajmëruan protesta më të ashpra, nëse nuk mbyllet deponia.
Sipas tyre, kjo deponi ishte mbyllur por është rihapur prapë me vendim të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, vendim këtë të cilin e quajnë të jashtëligjshëm, për shkak të mospëlqimit të banorëve që jetojnë aty.
Organizatori i kësaj proteste, Arsim Rexhepi tha se deponia duhet të mbyllet urgjentisht sepse po pengon jetesën e banorëve në lagjen e Matiqanit.
Ai tha kanë bërë kërkesa të vazhdueshme dhe ende nuk ka diçka konkrete. Sipas tij, nëse nuk mbyllet kjo deponi, protestat e ardhshme do të jenë më të ashpra.
“Sot jemi kundër një vendimi të kryetarit të komunës, i cili ka marrë vendim për hapjen, rihapjen deponisë së dheut në mënyrë ilegale për neve, sepse kryetari i komunës, përfaqësuesit e komunës nuk kanë marrë pëlqimin e banorëve për rihapjen e kësaj deponie.
Ne si banorë besoj shumica e banorëve kanë marrë iniciativa, kërkesa, protesta të shumta në pesë vitet e fundit kundër asaj deponie dhe asnjëherë kërkesat tona nuk janë marrë parasysh deri në vitin e fundit, në 2022 kur fillimisht është mbyllur deponia… por kryearti i komunës, zoti Rama ka marrë një vendim për neve të paligjshëm për arsye se e ka rihapur dhe i është dhënë hortikulturës sot parcela në atë pjesë.. ne jemi kundër deponisë jem për mbylljen e deponisë urgjentisht.
Kjo për arsyeje të shumta, e para kamionët që kalojnë në rrugën tonë dëmtohet rruga është rrezik i përgjithshëm i banorëve…. Ku ne si banorë nuk mund të hapim dyert, dritaret për ajrosje të shtëpive tona prej tymit, zhurmës dhe prej pluhurit të kamionëve. D.m.th. është një problem i madh, kërkesën e fundit që ne si banorë me peticion e kemi dorëzuar më 26.10 2023 te nënkryetari komunës i cili na ka premtuar që brenda javës, do të na bëjnë një zgjidhje apo do të marrin një vendim për mbylljen e kësaj deponie” tha Rexhepi
Po ashtu, Rexhepi tha se si banorë në protestat e ardhshme do të bllokojnë rrugën për të gjithë kamionët.
Ai shtoi se në hapësirën e deponisë nuk hedhet vetëm dheu por edhe mbeturinat të tjera të cilat po dëmtojnë shëndetin e banorëve.
DTV