Daçiq: Deklarata e Von der Leyen për njohjen e Kosovës është dhënë për t’i kënaqur veshët e Prishtinës

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka vlerësuar sot se deklarata e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se Serbia duhet ta njohë de facto Kosovën, është bërë për t’i kënaqur veshët e Prishtinës.

“Ai term nuk ekziston në aktet dhe dokumentet e Bashkimit Evropian apo ndonjë tjetër që ka të bëjë me dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, kështu që nuk është shkruar askund, ajo fjalë është përdorur për t’i kënaqur veshët e Prishtinës, që të duket. se ata morën diçka”, tha Daçiq, kur u kërkua të sqarojë termat defacto (joformale) të përmendura nga Von der Leyen dhe de jure, pra formale, të cilat përdoren kur flitet për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.