QKUK jep detaje për gjendjen shëndetësore të personave të lënduar në aksidentin në Veternik

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të personave që u lënduan mbrëmë në një aksident trafiku në Veternik.

QKUK njofton se përkundër ndihmës së ofruar nga mjekët, njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton DTV.

“Pas orës një, të mesnatës, 5 persona kanë kërkuar trajtim emergjent mjekësor, në kuadër të Klinikës Emergjente, në QKUK, si pasojë e aksidentit në trafik. Ekipet mjekësore në përbërje të mjekëve emergjent, mjekëve të klinikave tjera dhe të infermierëve menjëherë kanë ofruar trajtimin e nevojshëm mjekësor. Edhe përkundër përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, njëri nga të aksidentuarit që ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetë. Një tjetër i aksidentuar vazhdon të jetë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe është transferuar për trajtim të mëtejmë në Mjekimin Intensiv Qendror-QKUK”, thuhet në njoftim.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.