/

Super Akil Gjakova, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Akil Gjakova ka shënuar fitore të madhe për medaljen e bronztë evropiane, duke e mposhtur legjendën gjeorgjiane Lasha Shavdatuashvili me hedhje të bukur në kohën shtesë.

Akili dominoi plotësisht, ndërsa kërkoi hedhjen vazhdimisht. Atij iu afrua disa herë, ndërsa në kohën shtesë realizoi superhedhje për medalje të bronztë.

Shavdatuashvili ka numër të madh të medaljeve olimpike, botërore dhe evropiane.

Akili tani i ka dy medalje evropiane në kategorinë deri 73 kg.

Gjakova paraprakisht në repesazhin e parë e kishte mposhtur me Ippon, hungarezin Daniel Szegedi, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.