Gjergj Dedaj nis dëshminë në Speciale: Rugova ishte themelues i Republikës së Kosovës, Thaçi e përmbylli procesin

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj është duke dhënë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit në Gjykatën Speciale në Hagë.

Dedaj në dëshminë e tij ka folur për angazhimet e tij për gjatë periudhës para dhe pas luftë.

Ai ka thënë së për të gjitha krimet në Kosovë është fajtor Sllobodan Millosheviq.

“Për arsye se Serbia kishte intensifikuar terrorin dhe gjenocidin mbi popullatën civile në Kosovë u detyrova të heq dorë nga mësimdhënia, dhe kapacitet i kam vënë në rend të parë për të vërtetën e Kosovës, dhe pastaj për organizimin e jetës, pasi ishin mbyllur shkollat shqipe, ishin larguar punëtoret shqiptar Kjo ka qenë arsyeja pse jam larguar nga procesi mësimor”, tha ai.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.