Frosinone ka fituar ndaj Empolit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Serie A.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Benito Stirpe” dhe përfundoi me rezultatin 2:1.
Dy sulmuesit shqiptarë, Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimoviq, shënuan golat e fitores për Frosinonen.
Kjo ishte hera e parë për dy sulmuesit që shënojnë në elitën e futbollit italian.
Çuni realizoi në minutën e 58-të me asistimin e Ibrahimoviqit.
Ai është i lindur në Gjermani, përfaqëson Kombëtaren e Shqipërisë.
22-vjeçari debutoi muajin e kaluar me Kombëtaren A shqiptare, në miqësoren ndaj Bullgarisë.
Edhe Ibrahimoviqi është i lindur në Gjermani, por ka prejardhje nga Kosova.
17-vjeçari përfaqëson Gjermaninë.
Ai së fundmi ka luajtur edhe për Gjermaninë U-19.
Arijon Ibrahimoviq golin sonte e shënoi në minutën e 74-të.