Hasanpapaj për draftin e Asociacionit: Nuk është problem se kur do publikohet, por se a është ky draft final

Juristi, Bardhyl Hasanpapaj në lidhje me draft-statutin e Asociacionit ka thënë se nuk është problemi se kur do të publikohet por se a është ai drafti që është parë drafti final.

Ai ka thënë se problematika është se a do të jetë drafti i negociueshëm apo jo.

“Duhet ta dimë ky draft që po shihet a është drafti final, atëherë një ditë kur do të publikohet e shohim a është i mirë apo i keq”, ka thënë Hasanpapaj.

Sipas tij, nuk është shumë me rëndësi kur ky draft do të publikohet, pasi publikimi i tij nuk do e ndryshonte përmbajtjen nëse janë marrë vesh palët për draftin final.

Hasanpapaj ka thënë se me sa po trumbetohet nga qeveria Kurti ky draft po shihet si avancim i madh dhe se nga AAK-ja u tha që ky draft është hap i mirë për Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.