Drejtoresha e Spitalit Rajonal të Përgjithshëm në Mitrovicë “Dr. Sali Haxhibeqiri”, Luljeta Buçinca-Zhubi të hënën ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj.
Lajmin e ka konfirmuar vet ish-drejtoresha, Buçinca-Zhubi.
Ish-drejtoresha tha se përkushtimi në profesionin e saj si infektologe e ka shtyrë të japë dorëheqje
“Arsyeja e dorëheqjes nga pozita e drejtorit të spitalit është përkushtimi si infektologe e vetme regjionale”, ka thënë ajo.