Prishtinë, policia konfiskon 118 telefona me prejardhje të dyshimtë

Nën dyshim për kontrabandë dhe shmangie tatimi në Prishtinë janë kontrolluar 31 lokale biznesi, me ç’rast janë konfiskuar  118 telefona të mençur.

Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjegjësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë përmes një plani operativ ka realizuar zbatimin e një urdhër të kontrollit dhe lidhur me rastin janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore të përcaktuara në Autorizimin e lëshuar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

“Gjatë gjithë kohës hetuesit kanë qenë në koordinim dhe konsultim të vazhdueshme me Prokurorinë dhe si rezultat i veprimeve të ndërmarra, nga Gjykata Themelore në Prishtinë është siguruar ‘Urdhëresa për kontroll’, në bazë të së cilës sot me datë 07.11.2023, është realizuar Operacioni i përbashkët me Inspektorët e Tregut nga MINT”, njofton policia,

Sipas policisë, në këtë plan operativ kanë qenë të angazhuar dhjetëra hetues policor nga krimet ekonomike të PK-së dhe Inspektorë nga MINT dhe operacioni ka rezultuar me kontrollimin e 31 lokaleve/Mobile Shop) në Prishtinë. Gjatë operacionit janë konfiskuar 118 telefona të mençur (Smart Phone), 3 tablet (IPod), 11 Airpods një  lokal është mbyllur nga Inspektorati në mungesë të dokumentacioneve (biznes i pa regjistruar). Ndërsa një lokal është blombuar nga Inspektorati, pasi që ka qenë i mbyllur dhe nuk është hapur deri në përfundim të operacionit.

Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se të dyshuari (Pronaret e bizneseve të kontrolluara), dyshohet se kanë kryer veprat penale“Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”, “Kontrabandimi i mallrave”  dhe “Shmangia nga tatimi”

Lidhur me rastin hetime tjera ende janë në proces dhe autoritetet janë të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin e veprave penale, në veçanti luftën e pa kompromis kundër krimeve ekonomike, thuhet në njoftim.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.