Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj arrest shtëpiak Maliq Berishës, drejtor i Shërbimeve Publike në Fushë Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.
Maliq Berisha është ndaluar ditë më parë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i autoritetit zyrtar”.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e M.B., Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Fushë Kosovës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas KPRK-së”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.
Tutje thuhej se ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprime të mëtejme ligjore, si dhe për këtë çështje penale do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore në koordinim me Policinë.
DTV