Bekë Berisha: Kurti do ta dërgojë vendin në zgjedhje

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka thënë se themelimi i Asociacionit po e vë kryeministrin, Albin Kurti, në një pozicion të vështirë dhe kjo do të shihet në vazhdim.

Berisha ka thënë se ai e ka distancuar veten nga Asociacioni pasi është shumë i dëmshëm për Kosovën

Ai ka paralajmëruar se Kurti do ta dërgojë vendin në zgjedhje në mënyrë që të ikë prej bisedimeve.

“Ky I ka dy rrugë, ose ka me u mundu me me befasu, që nuk është befasi për me shku në zgjedhje, me heq dorë me ik prej bisedimeve sepse ky ka pas viktima në kauzën e  tij të rrejshme. Ky e ka mundësinë me ik prej marrëveshjeve me shku edhe në një palë zgjedhje, mundësisht me i fitu, me bë në mandatin e dytë. Ose ka me bë “Zajednicën” edhe me I mbet një përkrahje e disave që unë ju tham “jugosllavi”, dhe k’ta tjerët që kanë qenë kundër kanë me dal nëpër parti tjera”, ka thënë ai.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.