Bislim Bislimi emërohet Sekretar i Përgjithshëm në MKRS

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim për emërimin e Bislim Bislimit, si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Bislimi është emëruar në këtë pozitë me mandat 4 vjeçar.

Propozimin para kabinetit qeveritar e bëri zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Blerim Gashani.

“MPB ka zhvilluar procedurën e rekrutimit për pozitën Sekretar i Përgjithshëm me qëllim të plotësimit të vendit të lirë të punës. Për pozitën Sekretar i Përgjithshëm kanë aplikuar tetë kandidatë, ndërsa tre prej tyre kanë hyrë në listë të ngushtë pasi që i kanë plotësuar kriteret e parapara me konkurs”, tha Gashani.

Ai bëri të ditur se pas vlerësimit profesional kandidatë fitues janë përzgjedhur dy që janë vlerësuar me mbi 70% të pikëve.

“Pas vlerësimit profesional nga komisioni shtetëror i pranimit përmes testit me shkrim dhe intervistës, kandidatët fitues që janë vlerësuar mbi pragun 70% të pikëve janë Bislim Bislimi dhe Arjan Ahmeti. Në pajtim me dispozitat ligjore dhe pas përzgjedhjes nga MKRS propozojmë emërimin e Bislim Bislimit në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm për një mandat 4 vjeçar”, tha Gashani

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.