Kuvendi i Komunës së Prishtinës e ka nënshkruar kontratën për dekorimin e kryeqytetit për festat e fundvitit.
Sipas njoftimit të publikuar në e-Prokurimi, kjo do t’I kushtojë komunës 35 mijë e 400 euro. Tenderi i është dhënë kompanisë “Finesë Design SH.P.K”.
Kohëzgjatja e kësaj kontrate është 70 ditë dhe parasheh dekorimin e shesheve të kryeqytetit.
Aty përfshihet edhe dekorimi i shtëpizave në bulevardin “Xhorxh Bush”.
Kontrata është nënshkruar më 6 nëntor, derisa për këtë tender ishin paraparë 50 mijë euro.
“Dekorimi i shtepizave te Tregut Dimeror, te Komunes se Prishtines në bulevardin Xhorxh Bush, me ndricim led dhe simbolin e Tregut Dimeror. Logo e Vere N’Dimer ne shtepiza, nga materiali forex me dimenzione 30cm x 60cm, e mveshur me ndricim dekorativ. Vërejtje: Në çmim duhet të llogaritet dekorimi me ndricim led dhe poashtu simboli – Logo e Tregut dimeror ne baze te dizajnit te propozuar nga OE fitues. “, thuhet në dosje.
DTV