Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili po e kërkon nënshkrimin e presidentit të Serbisë, Aleksader Vuçiq, për Asociacionin.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe e Kosovës dhe nuk ka nevojë të përfshihet Serbia.
Sipas saj, nënshkrimi i Vuçiqit është i nevojshëm vetëm nëse duan që Serbia me pasë hise në këtë marrëveshje.
“Asociacioni është çështje unilaterale e Kosovës. Kjo domethënë që nënshkrimi i Vuçiqit ju vyen vetëm nëse duan që Serbia me pasë hise në këtë marrëveshje!”, ka shkruar ajo.