Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në “Bloomberg Neë Economy Forum”, ka takuar kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se kanë diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Singaporit.
“Në Bloomberg New Economy Forum, kisha mundësinë të takohem me Kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong, Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Gan Kim Yong, themeluesin e Bloomberg, Michael Bloomberg, si dhe me udhëheqës të bizneseve më të fuqishme botërore. Së bashku diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik, si dhe për angazhimin e përbashkët për një të ardhme më inovative dhe të qëndrueshme”, ka shkruar Osmani.