Von Cramon: Koha t’i hiqen masat Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka deklaruar se  Raporti i Progresit për Kosovën thekson progresin në shumë fusha reformuese, përfshirë reformën zgjedhore dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Von Cramon ka përmendur edhe konfirmimin e Komisionit që kosovarët do të udhëtojnë drejt BE-së pa viza që nga janari 2024.

“Raporti për Kosovën thekson progresin në shumë fusha reformuese, përfshirë reformën zgjedhore dhe luftën kundër krimit të organizuar. Komisioni gjithashtu ka konfirmuar se qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë lirshëm drejt BE-së që nga 1 janari 2024!”, ka shkruar  ajo.

Eurodeputetja gjermane ka thënë se zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të kaluara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe normalizimi i raporteve me Serbinë si dhe reformat në sundim të ligjit, përfshirë drejtësinë janë kyçe në rrugën e Kosovës për në BE.

Në fund, raportuesja për Kosovën në PE thotë se është koha që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.