Gjuajtje me armë zjarri në drejtim të një shtëpie në Podujevë

Pasditen e sotme në fshatin Sfeçël të Podujevës ka pasur gjuajtje me armë zjarri në drejtim të një shtëpie.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar rastin.

“Sot rreth orës 02:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në drejtim të një shtëpie, (nuk është lënduar asnjë person) në fshatin Sfeçël të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin i cili është cilësuar si vrasje në tentativë”, ka thënë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.