Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar Raportin e Komisionit Europian për Kosovën, duke i quajtur të gjeturat si shumë shqetësuese.
Sipas tij, performanca e qeverisjes është e vlerësuar dobët si dhe është përmendur edhe çështja e korrupsionit.
Sa i përket çështjes që Kosova nuk ka marrë rekomandimin për nisjen e negociatave, ai tha se kjo ka ndodhur për shkak të qasjes së Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, në marrëdhëniet me BE-në dhe për shkak të sanksioneve.
“Është pritur që vlerësimi do të jetë me mjaftë çështje që janë shqetësuese për vendi edhe janë adresuar shumica e këtyre shqetësimeve. Pra, performaca e qeverisjes është e vlerësuar dobët e po ashtu ka shumë fenomene të cilat janë identifikuar veç e veç. Ju e cekët çështjen e korrupsionit, por ka edhe shume çështje të tjera”, tha ai.
“Ju jeni në dijeni që ne jemi të ndëshkuar nga BE-ja. Kemi sanksione edhe financiare ekonomike politike. E kuptohet, pra, Kosova nuk është se ka ecur përpara, por ka ecur prapa në marrëdhëniet me BE-në edhe e ato reflektojnë edhe në këtë raport dhe fatkeqësisht edhe pasojat e atyre marrëdhënieve i kemi në jetën e përditshme”, tha ai.
DTV