Kuvendi miraton deklaratën në mbështetje të rezolutës së PE-së për sulmin në Banjskë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar deklaratën në mbështetje të rezolutës së Parlamentit Evropian mbi zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës.

Nga 88 deputetë të pranishëm, 86 votuan pro miratimit të kësaj deklarate.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, prezantoi para deputetëve pikat e kësaj deklarate:

1. Kuvendi vlerëson lartë të gjitha qëndrimet politike të PE në lidhje me cenimin e integritetit territorial nga Serbia.

2.Mbështet fuqishëm thirrjet për ta mbajtur përgjegjëse ndërkombëtarisht Serbinë si subjekt i hetimit ndërkombëtar.

3. I bashkëngjitet kërkesës së PE-së që sa më parë të ekstradohen në Kosovë planifikuesit e sulmit dhe cilido subjekt që e ka asistuar këtë sulm.

4.Vlerëson lartë qëndrimet përmes të cilave nënvizohet rëndësia e heqjes së masave ndaj Kosovës dhe vendosjen e masave ndëshkuese ndaj Serbisë.

5.Fton Parlamentin që të luajë rol ende me fuqishëm në lidhje me qëndrimin që mbajnë 5 vendet mosnjohëse që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

6.Vlerëson lartë kritikën që pe i jep qasjes destruktive të Serbisë.

7. Fton PE të marrin në shqyrtim dhe të vlerësojnë aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat.

Para miratimit të kësaj deklarate, shefat e grupeve parlamentare u konslutuan për të harmonizuar përmbajtjen e kësaj deklarate.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.