Qytetarët vazhdojnë të raportojnë problemet e ndryshme infrastrukturore nëpër komuna të ndryshme.
Së fundmi një qytetarë ka raportuar në platformën ndreqe.com për dëmtimin e fontanës në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës, e cila është një zonë shumë e rëndësishme historike dhe vizitohet nga turistë të shumtë.
Qytetari shton tutje se pavarësisht se ndërtimi i saj zgjati dy vite, fontana nuk punon.
“Vendi i propozuar për të tashmë është bërë edhe parking ilegal duke deformuar edhe pjesën infrastrukturore, gjë e cila edhe humb imazhin e Çarshisë së Vjetër”, shton qytetari i cili ka publikuar edhe fotografi.
Derisa po në qytetin e Gjakovës, një tjetër qytetarë raporton për mosfunksionim të semaforëve.