Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Trepçës mban mbledhje, del me dy vendime dhe një rekomandim

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve kanë mbajtur mbledhje këtë të dielë, ku kanë diskutuar për situatën e krijuar së fundmi në Ndërmarrjen Trepça.

Sipas njoftimit, mnë këtë mbledhje janë marrë dy vendime.

Vendimi i parë është për hapjen e konkursit për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A duke qenë se kjo pozitë ka qenë me ushtrues detyre për periudhë pothuajse 2 vjecare.

Po ashtu bordi ka marrë vendim që Menaxhmenti i Trepça me urgjencë të formojë komision për të paraqitur gjendjen saktë të kushteve të punës dhe të punoj në identifikimin dhe ofrimin e kushteve më të mira të punës.

Bordi ka rekomanduar që të punohet në ngritjen e përfomances së ndërmarrjes për të siguruar stabilitet financiar dhe rrjedhimisht paga e punonjësve për muaj të ekzekutohet jo më larg se data 10 e muajit pasues.

Ndër të tjera është vedosur që vendimet të shqyrtohen në vazhdimësi konform rregullave dhe ligjeve në fuqi, posacerisht ato për situaten e krijuar së fundmi.

Njoftimi i plotë:

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me datë 05/11/2023 ka diskutuar situatën e krijuar së fundmi në Ndërmarrjen Trepça SH.A dhe ka prioritizuar kërkesat e minatoreve në letrën që ka adresuar për Bordin me datë 02/11/2023. Kështu, Bordi ka marrë këto veprime:

1. REKOMANDIM që të punohet në ngritjen e përfomances së ndërmarrjes për të siguruar stabilitet financiar dhe rrjedhimisht paga e punonjësve për muaj të ekzekutohet jo më larg se data 10 e muajit pasues.

2.  VENDIM që të hapet konkursi për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A duke qenë se kjo pozitë ka qenë me ushtrues detyre për periudhë pothuajse 2 vjecare.

3. VENDIM që Menaxhmenti i Trepça me urgjencë të formojë komision për të paraqitur gjendjen saktë të kushteve të punës dhe të punoj në identifikimin dhe ofrimin e kushteve më të mira të punës.

4. SHQYRTIM i vendimeve në vazhdimësi konform rregullave dhe ligjeve në fuqi, posacerisht ato për situaten e krijuar së fundmi.

Bordi siguroi edhe njëherë menaxhmentin që do të vazhdojë të punoj në të mirë të Ndërmarrjes dhe me profesionalizëm e përkushtim do të identifikojë dhe trajtojë të gjitha çështjet me qëllim të avansimit të objektivave strategjike të Ndërmarrjes.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.