KPM-ja miraton Rregulloren për kryeshefin ekzekutiv

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), të premten ka miratuar Rregulloren për emërimin e kryeshefit ekzekutiv, ndërsa, kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti, ka thënë se kjo rregullore vendosë kriteret për emërimin e kryeshefit ekzekutiv

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka miratuar me katër vota në mbledhjen e dhjetë të rregullt Rregulloren për pranimin, vlerësimin dhe disiplinën e kryeshefit ekzekutiv.

Kryetari i Komisionit të Pavarur, Jeton Mehmeti, në mbledhjen e mbajtur të premten, ka bërë të ditur se Rregullorja përcakton kriteret për emërimin e kryeshefit ekzekutiv dhe ka paralajmëruar organizimin e një konkursi për këtë pozitë.

“Në të kaluarën, emërimi ka qenë në dorë të ministria Përkatëse. Rregulloja ka për qëllim të vendosë të gjitha kriteret për emërimin e kryeshefit ekzekutiv, duke i caktuar atij rolin e rëndësishëm në menaxhimin e financave, administratën civile, ofrimin e këshillave dhe formulimin e politikave të Komisionit, si dhe në zhvillimin e marrëdhënieve me institucionet tjera”, ka deklaruar Mehmeti.

Në këtë rast, kryeshefi aktual, Faruk Rexhaj, ka diskutuar edhe për ankesat e pranuara në KPM për ngjarjet në lidhje me emisionin televiziv “Big Brother”.

Sipas ankesave, gjatë transmetimit të ‘Big Brother’ në orën 21:00, ku të gjithë fëmijët ishin të zgjuar, ka pasur fjalosje të papërshtatshme.

Gjithashtu, nga ana e tyre do të shqyrtohet edhe ankesa për promovimin masiv të duhanit.

“Në datë 26 tetor, është pranuar një ankesë nga Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit”, ka deklaruar kryeshefi Rexhaj.

Në vijim, anëtari i Komisionit, Besnik Berisha ka bërë të ditur se në vitin e kaluar nuk kanë pranuar raporte.

“Edhe pse ‘Big Brother’ u transmetua edhe sezonin e kaluar, raporti i vitit të kaluar nuk është sjellë. Ne bëjmë kërkesë që ky raport të paraqitet në KPM,” ka theksuar Berisha.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.