Persona të paautorizuar ndërruan shenjat e komunikacionit në Leposaviq, policia i dërgon në stacion

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona në Leshak të komunës së Leposaviqit, ishin duke ndërruar shenjat e trafikut. Të njëjtit nuk kishin dokumentacionin e duhur për të kryer këto punime dhe nuk ishin të regjistruar si kompani përkatëse në RKS.

Rasti është cilësuar si ‘Rrezikim i trafikut publik’.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës se persona të panjohur (në magjistrale) janë duke i ndërruar shenjat e trafikut, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët nuk kishin dokumentacionin e duhur për të kryer punime dhe nuk ishin të regjistruar si kompani në institucionet përkatëse të RKS-së. Të dyshuarit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti ndodhet në proces hetimor”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.