Kryeministri Edi Rama nga Parisi ku po merr pjesë në Forumin e Paqes ka shkruar sërish për luftën në Lindjen e Mesme, duke potencuar se qëndron për një armëpushim në Gaza.
Kryeministri shqiptar vuri në dukje edhe rrezikun që ky konflikt mund të ketë edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Si një anëtar i përkushtuar i NATO-s, ne shohim një model shqetësues, një angazhim të keq për të shkaktuar konflikte dhe për të mbjellë kaos në hemisferën veriore, përfshirë Ballkanin Perëndimor. Këta agjentë të kaosit duhet të ndalen dhe të mposhten. Fatkeqësisht, zgjatja e vuajtjeve të civilëve në Gaza vetëm ushqen ambiciet e Hamasit dhe agjentëve të tjerë të kaosit”.