19 inspektorë të rinj i shtohen Inspektoratit të Punës

19 inspektorë të rinj i janë shtuar Inspektoratit të Punës në Kosovë. Inspektorati i Punës ka bërë të ditur se që nga viti 2022 janë rekrutuar 38 inspektorë të rinj.

Sipas njoftimit nga ky Inspektorat, numri total i inspektorëve të punës ka arritur në 60.

“Inspektoratit të Punës i shtohen edhe 19 inspektorë të rinjë të punës. Që nga viti 2022 e deri më tani Inspektorati i Punës ka rekrutuar 38 inspektorë të rinjë të punës duke e ngritur numrin total të inspektorëve të punës në 60.

Numri i inspektorëve të punës do të vazhdoj të rritet me qëllimin e mbikëqyrjes sa më të mirë të të drejtave të punëtorëve”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.