Një person është arrestuar ditën e diel në Gjakovë, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar seksualisht një vajzë.
Polica njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe në konsultim me prokurorin do të dërgohet për ekzaminim mjekësor në mjekësi ligjore”.
Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DTV