Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian sot do të zhvillojnë një takim në Bruksel nën drejtimin e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell.
Së pari, ministrat e punëve të jashtme të BE-së do të diskutojnë agresionin rus ndaj Ukrainës dhe zhvillimet e fundit në lidhje me Armeninë dhe Azerbajxhanin.
Siç njofton BE-ja, Këshilli më pas do të shkëmbejë pikëpamjet mbi situatën në Izrael dhe rajon, dimensionin e politikës së jashtme të sigurisë ekonomike.
Pas Këshillit të Punëve të Jashtme më 13 nëntor 2023, ministrat e BE-së do të marrin pjesë në takimin ministror BE – Ballkan Perëndimor së bashku me gjashtë ministrat e jashtëm të partnerëve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi.
Takimi do të fillojë në orën 17:30 dhe do të drejtohet nga kryediplomati evropian, Josep Borrell.
DTV