/

“Lloqi” në stadiumin e Prishtinës, Pacolli: Kush po t’i bllokon investimet për mirëmbajtjen e fushës o Përparim Rama?

Të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” u zhvillua ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, në kuadër të kualifikimeve në Euro 2024.

Kosova shënoi fitore 1 me 0 ndaj Izraelit, ndërsa, krahas urimeve qe morën lojtarët për paraqitjen e mirë në lojë, në rrjetet sociale pati shumë kritika sa i përket fushës së stadiumit, e cila pjesë-pjesë ishte me baltë.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, në platformën “X”, ka shkruar se Komuna e Prishtinës është përgjegjëse për mirëmbajtjen e fushës së stadiumit.

Ajo ka parashtruar pyetje për kryetarin Përparim Rama, duke e pyetur se “kush po t’i bllokon investimet dhe mirëmbajtjen e fushës”.

“Komuna e Prishtinës është përgjegjëse për investime dhe mirëmbajtjen e fushës në stadiumin e Prishtinës. Kush po t’i bllokon investimet dhe mirëmbajtjen e fushës o Perparim Rama? “Pak llap, pak gollak”, pak rrenc e pak manipulant”, është shprehur ajo.

Kritika për fushën e futbollit bëri edhe kapiteni i Izraelit, Eran Zahavi.

Pas ndeshjes, ai deklaroi se fusha e futbollit më shumë ishte si stallë derrash.

“Ishte më shumë stallë derrash se fushë futbolli. E kemi ditur se nuk do të jetë lehtë në secilën situatë dhe nuk morëm pikë sonte”, u shpreh ai. 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.