Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova është pjesë e nismës globale të kodimit.
“Sot po fillon java e kodimit në mbi 250 shkolla vullnetare. Do të zhvillohen qindra aktivitete që përfshijnë kurse të kodimit, projekte, prezantime e sesione informuese rreth kodimit, inteligjencës artificiale e shkencave kompjuterike”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kryeministri u ka uruar suksese të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve që do të marrin pjesë në këtë nismë.
“Partnerët SHPIK dhe Code.org, bashkë me shkollat dhe qendrat e trajnimeve, do të mundësojnë realizimin e Orës së Kodimit. Të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve që do të jenë pjesë e kësaj nisme përgjatë kësaj jave, ju uroj kodim të suksesshëm. Mezi pres të kthehem nga Vjena që t’ju vizitoj e përgëzoj nga afër”, ka shkruar Kurti.
DTV