Producenti shqiptar në Al Jazeera, Eki Rrahmani tha se në Gaza po bëhet “keq e më keq”.
Ai foli në një lidhje direkte në Frontal në T7 për gjendjen atje, ndërsa tha se më së shumti po pësojnë njerëzit e pafajshëm.
“Gati çdo ditë është duke u bë keq e më keq”, tha Rrahmani.
“Njerëz të pafajshëm e kanë humbur jetën. Janë duke u zhvilluar luftime të mëdha”, tha ai.
“Më së keqi për fëmijët e Gazas, njerëzit e pafajshëm”, tha Eki Rrahmani.