AKK-ja takon kryetarët e komunave në veri, diskutojnë për funksionalizimin e Zyrave Kadastrale Komunale

Zv. Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, priti gjatë ditës në një takim të përbashkët kryetarët e komunave në veri: Zveçan, Zubin Potok, Mitrovicë Veriore dhe përfaqësues të kabinetit të kryetarit të Leposaviqit.

Sipas njoftimit, në këtë takim temë qendrore ishte informimi në lidhje me përgatitjet e fundit të AKK-së për funksionalizimin e Zyrave Kadastrale Komunale në të gjitha komunat veriore.

“Deri më tani shërbimet kadastrale për këto komuna janë kryer në zyrat AKK-së në Prishtinë, por nga muaji i ardhshëm planifikohet që ky shërbim të ofrohet në këto lokalitete dhe afër qytetarëve të cilët kanë nevojë për këto shërbime”, thuhet në komunikatën për media.

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka thënë se mbetet e përkushtuar që të iu ofrojë mbështetje të gjitha Zyrave Kadastrale Komunale, për ofrimin e shërbimeve sa më të mira kadastrale për qytetarët e vendit, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.