Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla priti në takim njoftues ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z. Malaj.
Fillimisht ministri Sveçla e uroi z. Malaj për emërimin e tij për postin e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë.
Në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve që do të vazhdojnë edhe më tutje, për zbatueshmërinë e marrëveshjeve të nënshkruara mes
institucioneve të rendit dhe sigurisë mes dy vendeve e në veçanti për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.
Në fund të takimit ministri Sveçla dhe ambasadori Malaj u dakorduan për angazhim të mëtejmë në avancimin e politikave në shërbim të rendit, ligjit dhe qytetarëve të vendeve
tona.
DTV