/

Lekaj: Në kohën e Haradinajt si Kryeministër për një milion euro të ndara për rrymën në veri , VV-ja na fyen e poshtëruan

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se Qeveria Kurti ka paguar rrymë në veri për dy vite në vlerë 113 milionë euro

Në një postim të bërë në Facebook, Lekaj ka kujtuar periudhën kur tashmë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, atë kohë Kryeministër, kishte marrë vendim për t’i ndarë një milion euro për rrymën në veri, e siç thotë deputeti Lekaj, VV-ja nuk kishte lënë fyerje pa bërë në drejtim të tyre.

Postimi i plotë:

Mashalla 113 milionë euro rrymë ju Paguan serbëve nga Qeveria Kurti në 2021/22

E dëshmuan në raportim KOSST!

Më kujtohet kur ishte kryeministër z.Haradinaj, patëm marrë vendim që ti ndanim 1 milionë euro për pagesë të energjisë komunave veriore, dhe lëvizja vetëvendosje(pushteti i tanishëm) nuk la fyerje e etiketim poshtëruesë pa na bërë!

Qytetarët le të gjykojnë e vlerësojnë racionalisht!

Leave a Reply

Your email address will not be published.