/

Bislimi për draft-statutin e Asociacionit e sjellë nga Pesëshja: Është në pajtim me Kushtetutën

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, në Bruksel tha se një ndër temat e diskutuara ishte edhe ajo për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Bislimi tha se për këtë pikë e ka bërë të qartë pozicionin e Kosovës dhe u zotua që drafti i propozuar nga ndërmjetësit është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Kosova nuk ka pasur ofertë – kemi pasur drafte që kanë qarkulluar. Ne mund të themi se drafti, që i është sjellë Kosovës nga miqtë tanë të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë përgatitjes të neneve të veta ka pasë një kujdes të shtuar për provizionet kushtetuese të Republikës së Kosovës. Është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës, këtë e vendos Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës”, tha Bislimi, sipas RTK-së.

Ndërkaq, për të nisur punën për themelimin e Asociacionit, Bislimi ka thënë se duhet të ketë nënshkrim të draft-statutit dhe Marrëveshjes për normalizim, në mënyrë që ato të zbatohen.

“Nuk mund të nisë zbatimi [pa nënshkrim], sepse duhet garancia që kemi një marrëveshje valide, që sjell obligime edhe për palën tjetër”.

Bislimi ka thënë se në takim është diskutuar edhe për çështje të energjisë, për regjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës, dhe për mbajtje të zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published.