IKSHPK: Cilësia e ujit të Liqenit të Badocit është përmirësuar, pritet që në ditët në vijim të ulen vlerat e Manganit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se është duke vazhduar monitorimi dhe përcjellja në vazhdimësi e cilësisë së ujit të destinuar për pije në Liqenin akumulues të Badocit.

Sipas njoftimit, analizat e fundit laboratorike kanë treguar se gjendja në liqe është qetësuar, cilësia e ujit është përmirësuar dhe pritet që në ditët në vijim të ulen vlerat e Manganit në rrjet.

“Ekipet e IKSHPK-së janë në terren 24/7 dhe po bëhen çdo ditë analiza fiziko-kimike të ujit të prodhuar në fabrikën që furnizohet nga Liqeni akumulues i Badocit dhe qytetarët do të njoftohen me kohë për normalizimin e parametrave referent të ujit të pijshëm”, thuhet në komunikatën për media.

IKSHPK-ja ka njoftuar qytetarët të cilët furnizohen nga fabrika e ujit në liqenin e Badocit se uji mund të përdoret për pastrim, mirëmbajtje të higjienës dhe ambienteve të banimit si dhe për nevoja të tjera. Po ashtu, uji në rajonet që furnizohen nga liqenjtë akumulues Batllava dhe Ujmani mund të përdorën për pije pa përkufizim.

“Shpëlarja e rezervuarëve të ujit në shtëpi dhe ndërtesat e banimit të përbashkët me qëllim pastrimi të Manganit të shtresuar (përgjegjësi e amvisërive dhe këshillave të banimit). Monitorimi dhe përcjellja e vazhdueshme për cilësinë e ujit po bëhet në tërë zonën e furnizimit nga liqeni i Badocit (shih hartën): Bashkëveprimi i IKShPK/QU dhe KRU-ve me institucionet shtetërore është në kontinuitet deri në qetësimin e situatës. Po vazhdon bashkëveprimi i IKSHPK me KRU “Prishtina” deri në normalizimin e vlerave të manganit”, bëhet e ditur tutje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.