Takimi i radhës mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të mbahet sot në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë para takimit se Kosova nuk është në fazën e negocimit në Bruksel.
“Ne nuk jemi në fazën e negocimit në Bruksel, jemi në fazën e zbatimeve të marrëveshjeve. Nuk ka më kompromise në negocim, negocimet kanë përfunduar dhe jemi në fazën e zbatimi të marrëveshjeve. Ku Kosova insiston që marrëveshjet të zbatohet në plotëni dhe pa parakushte dhe vonesa dhe për të siguruar që marrëveshjet na çojnë drejt normalizimit e jo drejt eskalimit të konfliktit. Ne kemi parë nënshkrimin e marrëveshjes si rrugën më të mirë për të garantuar zbatimin e tyre të plotë”, deklaroi ai.
Diplomati sllovak gjithashtu pati deklaruar se në takimin që do të mbahet në Bruksel, fokusi parësor do të jetë në arritjen e progresit të menjëhershëm në zbatimin e marrëveshjes dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për situatën sfiduese në veri të Kosovës.
DTV