Nisin takimet në Bruksel, Lajçak fillimisht takohet me Petkoviqin pastaj me Bislimin

Në Bruksel tashmë kanë nisur takimet në nivel kryenegociatorësh, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Takimi i parë mes kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq dhe Përfaqësuesit Special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak ka nisur në orën 09:30.

Pas këtij takimi Lajçak do të ketë një takim me kryengociatorin kosovar, Besnik Bislimi. Pas takimeve dypalëshe Lajçak do të mbaj një takim trepalësh me të dy kryenegociatorët.

A do të diskutohet draft-statuti i Asociacioni? Bislimi dhe Petkoviq sot përballen në Bruksel

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar mbrëmë se Bislimi do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut, ku do të trajtohet zbatimi i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe planin e ri për ecjen përpara i 21 tetorit.

Ndërkaq, drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Petkoviq në një konferencë për media pas takimit mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe emisarit Mirolsav Lajçak, është shprehur se në këtë takim do të diskutohet për draftin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.