Qeveria miraton shtesat e rrezikshmërisë për policët

Qeveria e Kosovës të enjten ka miratuar shtesat e rrezikshmërisë për policët, shtesa këto që i ka prezantuar në mbledhjen e mbajtur më 27 tetor të këtij viti.

Kryeministri Albin Kurti para kabinetit qeveritar tha se shtesat e rrezikshmërisë do të fillojnë se aplikuari nga paga e muajit nëntor.

“Kategorizimi dhe vlera e shtesave është bërë me kujdes të veçantë e të shtuar duke marrë në konsideratë të gjithë faktorët rreth punës dhe përgjegjësive të tyre”, u shpreh Kurti.

Ai tutje tha se me aprovimin e këtij vendimi pritet të përfitojnë afër 8 mijë zyrtarë policorë.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.