Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka emëruar zyrtarisht shefin e ri të Misionit të Kosovës në Poloni, Drilon Gashin.
Gashi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook shprehu gatishmërinë dhe entuziazmin për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe midis dy shteteve dhe për të punuar ngushtë me komunitetin kosovaro-polak.
“Kam nderin dhe privilegjin e madh të emërohem nga Presidentja Vjosa Osmani si shef i Misionit të Kosovës në Poloni.
Pres me padurim që të forcoj marrëdhëniet me Poloninë si një partner i rëndësishëm i Kosovës dhe që të kultivoj më tej lidhjet e komunitetit kosovaro-polak. Unë jam shumë mirënjohës për mundësinë për t’i shërbyer vendit dhe për të përfaqësuar Kosovën jashtë vendit në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka shkruar Gashi.
DTV