Gliha: Vendimi për Zhegrovën ishte i FFK-së, jo i imi

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha, ka folur për mungesën e Edon Zhegrovës në këto ndeshje të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Gliha, ka thënë se vendimi për ftesën e Zhegrovës ishte i Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Ky nuk është vendimi im. E kam ftuar kundër Andorrës, kundër Izraelit, por vendimi i FFK-së ishte se kush vjen tani qëndron, por kush nuk vjen s’mundet”, ka thënë Gliha.

Gliha, u pyet nëse do të duhej që ai të bënte ftesën.

“Unë jam vetëm i punësuar në FFK”.

Përndryshe Futbollisi kosovar, Edon Zhegrova, ka reaguar me një postim pasi që nuk ishte pjesë e ndeshjes më Izraelin.

Ai ka akuzuar persona në kombëtare i kanë thënë që nëse nuk vjen të luajë kundër Izraelit për kualifikimet në Euro 2024, ai nuk do të ftohet më.

Leave a Reply

Your email address will not be published.