Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shqipërinë me rastin e kualifikimit në Euro 2024.Kurti ka thënë se festa e sotme do të vazhdojë edhe përgjatë evropianit.
Kurti ka uruar edhe lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë.
“Shqipëria kalon. Festë e madhe, që do vazhdojë në Euro 2024. Për herë të dytë në histori. Pas Francës, tashmë drejt Gjermanisë. Urime lojtarëve, gëzuar të gjithëve!”, ka shkruar Kurti