Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
“Dardanët” do të takohen me Zvicrën në “St. Jakob-Park”, me ndeshjen që do të luhet nga ora 20:45.
Mes tjerash, në fjalimin e tij drejtuar futbollistëve të Kosovës në zhveshtore para kësaj ndeshjeje, presidenti i Federatës së Futbollit, Agim Ademi, u ka folur edhe për premia.
“Fitojeni lojën dhe qitni çmimin vet, sa i doni premia”, ishin fjalët e Ademit.