Kombëtarja e Kosovës sonte (20.45) kërkon pikë në Basel në duel me Zvicrën, në ndeshjen e xhiros së nëntë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Zvicra kryeson me 16 pikë në Grupin I dhe Kosova renditet në vend të katërt me 10 sosh.
Selektori i kombëtares së Kosovës, Promozh Gliha, kërkon pikë të plota që të mbeten ende në lojë por që do të jetë vështirë ndaj Zvicrës së kapitenit Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqirit.
Zvicra – Kosova
Zvicra: Sommer, Comert, Akanji, Akanji, Elvedi, Garcia, Zakaria, Xhaka, Freuler, Shaqiri, Okafor dhe Vargas.
Kosova: Bekaj, Dellova, Aliti, I. Krasniqi, Hadërgjonaj, Zyba, Vojvoda, B. Berisha, Bytyqi, Muslija dhe Rashani.