Ndeshja e fundit ndaj Ishujve Faroe, FSHF del me një njoftim të rëndësishëm për tifozët shqiptarë

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për tifozët shqiptarë përpara ndeshjes së fundit të fazës grupore të ciklit kualifikues EURO 2024, ku Kuqezinjtë tashmë të kualifikuar e presin në “Air Albania” kombëtaren e Ishujve Faroe.

Përmes një komunikate, FSHF ka dhënë detaje mbi orarin e hyrjes në stadium, duke thënë se ajo do të nisë nga ora 17:45, tre orë përpara ndeshjes.

Kjo në mënyrë që sipas FSHF-së të mos krijohen radhë dhe vonesa, dhe të gjithë të jenë në vendet e tyre në kohën kur të fillojë sfida.

Njoftimi i plotë:

𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐢 𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐢𝐟𝐨𝐳𝐞̈𝐭 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐣𝐞𝐤𝐢𝐧 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐧 “𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢 – 𝐈𝐬𝐡𝐮𝐣𝐭 𝐅𝐚𝐫𝐨𝐞” 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐭𝐚𝐝𝐢𝐮𝐦𝐢𝐧 “𝐀𝐢𝐫 𝐀𝐥𝐛𝐚𝐧𝐢𝐚”

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në ndeshjen e ditës së nesërme Shqipëri – Ishujt Faroe, (20 nëntor, ora 20:45), e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” mbi orarin e hyrjes në stadiumin “Air Albania”.

Hyrja e tifozëve në stadium do të nisë nga ora 17:45. FSHF kërkon bashkëpunimin e të gjithë tifozëve shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen në stadium të paraqiten në kohë, në mënyrë që të mos krijohen radhë ose vonesa dhe të gjithë të jenë në vendin e tyre në ora 20:45, kur pritet të nisë edhe kjo ndeshje. 20 nëntori duhet të jetë një ditë feste për të gjithë.

Federata Shqiptare e Futbollit ju falënderon për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pashtershme që i jepni gjithmonë ekipit Kombëtar. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe në mbështetjen tuaj të përhershme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.